Skip to content
Bukë shtëpie
Panadería

Bukë shtëpie

2 h 30 minPara 12Nutri-Score C€
Adaptar esta receta

lo que necesita

Ingredientes

12 personas
  • qumësht (i vakët)Lácteos300 ml
  • maja buke (një lugë gjelle)Despensa15 g
  • sheqer (një lugë e mesme)Despensa10 g
  • vaj vegjetal (3 lugë gjelle, plus pak për enën dhe tepsinë)Despensa45 ml
  • miellCereales600 g
  • kripë (një lugë e mesme)Especias8 g
  • e bardha e vezës (për lyerje)Lácteos1 pieza
  • ujë (një lugë gjelle, për lyerje)Otro15 ml
  • fara susami të bardha e të zeza (miks, opsionale)Frutos secos y semillas10 g

por ración

Nutrición

233kcal

Carbohidratos
39 g
Proteínas
7 g
Grasas
5 g
Adaptar utensilios

lo que usará

Utensilios

  • Bol
  • Varillas
  • Batidora amasadora
  • Bandeja de horno
  • Pincel de cocina
  • Horno

paso a paso

Preparación

  1. Përgatitja e masës

    • Në enën e thellë hidhni qumështin, majanë e bukës dhe sheqerin.
    • I rrahni mirë me tel dore.
    • Shtoni vajin, miellin dhe kripën.
    Paso 1
  2. Ngjeshja e brumit

    • Ngjeshni brumin me duar ose me robotin e brumit derisa të bëhet i njëtrajtshëm.
    Paso 2
  3. Lënia për të qendruar

    • Lyejeni lehtë enën me vaj dhe vendosni brumin aty.
    • Mbulojeni me një peshqir të pastër kuzhine ose me qese kuzhine.
    • Lëreni në temperaturë dhome të qendrojë derisa të dyfishohet.
    Paso 3
  4. Formimi i topthave

    • Merrni brumin dhe ndajeni në kuleç.
    • Formoni toptha nga secili kuleç.
    • I rradhisni në tepsi të lyer me vaj, siç duken në video.
    Paso 4
  5. Lënia e dytë

    • I lini topthat të mbuluar të qendrojnë edhe një herë.
    Paso 5
  6. Lyerja

    • Përgatisni masën për lyerje me të bardhën e vezës dhe ujin dhe i miksoni mirë.
    • I lyeni bukët sipër me furçë.
    • Spërkatni sipër farat e susamit.
    Paso 6
  7. Pjekja

    • Furrën e parangrohni në 230 °C.
    • Futeni tepsinë në furrë dhe piqni duke kontrolluar herë pas here, pasi furrat nuk pjekin njësoj.
    Paso 7
  8. Shërbimi

    • I nxirrni bukët dhe i lini fare pak të ftohen.
    • I shijoni të ngrohta.
    Paso 8